Elbasan, 31 tetor 2025
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit. Shtetasja N. Ll., 58 vjeçe, është dërguar dje në Spitalin Rajonal Elbasan pas konsumimit të një sasie detergjenti (acid), që dyshohet të ketë ndodhur për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të stafit mjekësor, gruaja nuk mundi t’i mbijetonte dëmtimeve.
Ngjarja po hetohet nga autoritetet ligjzbatuese, ndërsa policia ka nisur procedurat për sqarimin e plotë të rrethanave që çuan në këtë tragjedi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan





