Elbasan, 4 qershor 2025 – Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit këtë të martë, ku një 35-vjeçar është gjetur i pajetë në rrethana tragjike.
Sipas burimeve ekskluzive për InfoWeb Media, ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Nëntori”, ku M.B. 37 vjeç vjeç, është gjetur i varur në avllinë e banesës së tij. Ai dyshohet se i ka dhënë fund jetës, ndërsa shkaqet që e çuan në këtë akt ekstrem ende nuk janë bërë të ditura.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar motivet që mund ta kenë çuar 35-vjeçarin drejt këtij vendimi fatal. Infoweb Media
Elbasan/Informacione paraprake
-Në lagjen “11 Nëntori”, është gjetur i vetëvarur, në banesë, shtetasi M. B., 37 vjeç. Ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor.