Tragjedi në familje, pas vdekjes së djalit polic me COVID, pas dy ditësh ndërron jetë edhe nëna

0

Nënë e bir humbin jetën në Shkodër brenda dy ditëve nga COVID-19.

Në datë 1 Tetor Gëzim Gilaj, efektiv policie në Shkodër nuk arriti që të fitonte betejën me sëmundjen duke ndërruar jetë në spital disa ditë pas infektimit.

Dy ditë më pas, sot ka ndërruar jetë nëna e efektivit, Lina.

Lajmin e trishtë e kanë njoftuar familjarët përmes postimeve në rrjetet sociale. Ditën e sotme u shënuan 3 viktima nga COVID-19.

Numri i fataliteteve në 24 orët e fundit ka qenë i ulët, por trendi i muajit shtator ishte mjaft shqetësues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu