Tragjedi në familjen Osmani, Covid u mori jetën dy vëllezërve brenda ditës

0

Tragjedi nga koronavirusi në familjen Osmani. Sëmundja ka marrë dy vëllezër brenda ditës. Afrim Osmani, pedagog në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës në një postim në rrjetet sociale shkroi fillimisht i pikëlluar se;

“Covid me mori vellain. Më dhemb shpirti. Rregulli e do qe te shkoj ne banesen e fundit sipas protokollit te zi te Covid. I mirekuptoj te gjithe” ishte postimi i tij i parë.

Ndërkohë që disa orë më pas ai njoftoi ndarjen nga jeta edhe të vëllait tjetër. “Covid e mori edhe vellain tjeter Arjanin. Tmerr pa fund”.

Koronavirusi është përhapur në mënyrë të frikshme në vendin tonë. Sot u regjistruan 410 raste të reja dhe 8 humbje jete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu