Tragjike në Gramsh. Po luanin me granatë, por ajo u plas në duar, humb jetën një 6-vjeçar, plagoset rëndë një 5-vjeçar.
Ngjarja ndodhi në fshatin Siman.
Fëmijët A. Lleshi 6 vjeç dhe A. Leka 5 vjeç ishin duke luajtur në oborrin e banesës së shtetasit R. Lleshi me një granatë të vjetër që e kanë gjetur diku në një gardh. Fëmijët e kanë hedhur dhe përplasur “lodrën” e rrezikshme, por në një çast ajo ka shpërthyer.
Për pasojë 6-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Gramshit, ndërsa 5-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por ka pësuar plagë të ndryshme në trup.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komunikata e policisë:
Gramsh/ Informacion paraprak Në fshatin Siman, Gramsh, dy fëmijë, A.Ll., rreth 6 vjeç dhe A.a., rreth 5 vjeç , në oborrin e banesës së shtetasit R. L, duke luajtur me një granatë të vjetër, ka shpërthyer dhe si pasojë janë plagosur të dy fëmijët e mitur. Fëmija A.Ll., ka ndërruar jetë rrugës për në Spital, ndërsa shtetasi A.L., ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.