Aksident tragjik në Greqi, dy vëllezërit shqiptarë humbin jetën në aksident, plagosen tre të tjerë

0

GREQI- Një aksident fatal ka ndodhur në autostradën Lamias–Livadeia ku kanë humbur jetën dy vëllezër shqiptar 27 dhe 30 vjeç.

Sipas mediave vendase, , 30- vjeçari ishte drejtuesi i mjetit ndërkohë që vëllai i tij 27-vjeçar ishte pasagjer në makinë. Përveç dy viktimave janë plagosur dhe tre persona të tjerë, një 31-vjeçar shqiptar si dhe dy shtetas grekë, 22 dhe 29 vjeç, të cilët ndodhën në gjendje të rëndë për jetën.

Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pak para orës 12 kur mjeti me pesë pasagjerë po kalonte në lartësinë e Agios Nektarios në Lamia – Livadeia, në rrjedhën e sipërme në Lamia, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe u përplas me kangjellat e hekurit. Për shkak të shpejtësisë së madhe, drejtuesi 30-vjeçar nuk ka mundur të mbajë mjetin nën kontroll dhe nga përplasja kanë përfunduar në lumin Erkyna.

Si pasojë, dy vëllezërit mbetën të vdekur në vend dhe tre personat e tjerë që udhëtonin në mjet u plagosën rëndë dhe ndodhet në spital.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Livadeisë ndërsa shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga Departamenti i Qarkullimit të Livadeisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu