Tragjedi në Turqi/ Autobusi me pasagjerë humb kontrollin dhe bie në humnerë, 12 të vdekur dhe 19 të plagosur

0

TURQI- Një aksident tragjik ka ndodhur në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Yozgat, mbrëmjen e së dielës, kur një autobus me pasagerë ra në një luginë pasi humbi kontrollin.

Si pasojë e aksidentit, 12 persona humbën jetën dhe 19 të tjerë mbetën të plagosur. Drejtuesi i autobusit të pasagjerëve që udhëtonte nga Sebastia për në Stamboll ka humbur kontrollin e mjetit, si pasojë ka kaluar në anën e kundërt të trafikut dhe ka rënë në një humnerë 30 metra. Në autobusin fatkeq ndodheshin gjithsej 31 pasagjerë, shkruajnë mediat e huaja.

Shërbimet e urgjencës, përfshirë ekipet e shëndetësisë, policisë, xhandarmërisë dhe AFAD, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, sapo janë alarmuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu