Tragjedia e 2021/ HETIMI i “Le Monde”: 27 emigrantëve iu ça gomonia, francezët i lanë të mbyteshin

0

FRANCË- Gazeta “Le Monde” publikoi rezultatet e një hetimi gjyqësor të hapur më 24 nëntor 2021, një ditë pas një tragjedie që ndodhi në Kanalin e Doverit ku një gomone ishte përmbytur duke marrë 27 jetë emigrantësh. Në artikullin e medias franceze janë zbuluar edhe detajet e para sesi u gjet grupi i emigrantëve të vdekur nga kapiteni i varkës shpëtuese “Saint-Jacques 2”.

Nga hetimi rezultoi se 27 emigrantët në bordin e gomones që po fundosej, kanë thirrur për ndihmë disa dhjetëra herë por nuk u ndihmuan nga askush. Për më tepër, operatori përgjegjës për komunikimet i kërkoi një varke aty pranë që të mos i vinte në ndihmë gomones që po fundosej. E ky i fundit, pavarësisht klithmave dhe lotëve në anën tjetër, ky i fundit zgjodhi të mos i merrte seriozisht thirrjet e shumta për ndihmë dhe preferoi të priste anglezët që të merreshin me shpëtimin e emigrantëve duke u larguar nga ujërat angleze edhe pse ndihma u kërkua për 3 orë rresht.

BISEDA E ZBARDHUR:

Uh, sapo kaluam pranë, janë emigrantë, kufoma. Ata janë të vdekur.

– Mirë zotëri, pra emigrantët janë në një varkë?

Jo jo jo. Ata janë në ujë, ata janë në ujë, por, uh, ata kanë vdekur.

Është ora 13:49 e datës 24 nëntor 2021, kur kapiteni i varkës Saint-Jacques 2 ka transmetuar me radio se teksa peshkonte në ngushticën e Pas-de-Calais, në ujërat franceze, por në afërsi të ujërave angleze, zbuloi rreth pesëmbëdhjetë trupa të shpërndarë në disa qindra metra. Pranë tyre ishte një varkë e papërdorshme.

Atë ditë u nxorrën nga bregu 27 trupa, duke përfshirë ato të 6 grave dhe një vajze; kishte vetëm 2 të mbijetuar. Kjo ishte ngjarja më e rëndë, por pavarësisht tragjedisë, fenomeni i kalimit të Kanalit ende vazhdon. Që nga fillimi i vitit 2022, 40,000 njerëz kanë arritur në Angli me anije të vogla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu