Tragjedia e dy vajzave dhe nënës që vdiqën në dush, si ‘ndali’ perëndia dorën te djali?

0

FUSHË ARRËZ- Një tragjedi me tre viktima ndodhi sot në Fushë-Arrëz.

Një nënë bashkë me dy vajzat e saj i zuri korenti dhe vdiqën njëra pas tjetrës në dush, por perbndia e ‘ndali’ dorën te djali.

E para që ka rënë në kontakt me energjinë elektrike ka qenë vajza e dytë, Emiliana Kola, 15 vjeçe. Ajo po lahej në momentin që dushi ka rënë në masë dhe ka bërtitur duke kërkuar ndihmë. Në ndihmë të 15-vjeçares ka shkuar fillimisht motra e madhe, Sidorela Kola, 18 vjeçe. Por, sapo ka prekur dorezën e tualetit, ajo ka rënë në tokë pa ndjenja.

Pas saj, ka vrapuar nëna e vajzave drejt tualetit, por Prendusha Kola 42 vjeçe, ka pasur të njëjtin fat. Në shtëpi në ato çastë ka qenë edhe djali i familjes, i cili ka ndërhyrë për të shpëtuar të ëmën e dy motrat. Por nuk ia ka dalë dot. Ai është plagosur e ka rënë në tokë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Një i afërm i familjes ka njoftuar më pas policinë pasi djali i plagosur po kërkonte ndihmë.
Ai u transportua për në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu