ZYRTARE/ Rikthim në shtëpi, Kukësi zgjedh trajnerin e ri

0

Kukësi nuk ka vonuar dhe ka zgjedhur menjëherë trajnerin e ri. Klubi verilindor ka zgjedhur Skënder Gegën si pasues të Longos dhe njoftimi ka ardhur në rrjetet sociale.

Tekniku tropojan nuk është një emër i panjohur për ta, pasi edhe më parë ka drejtuar këtë ekip. Prezantim i Gegës do të bëhet të hënën.

D4dd
 Postimi:
WELCOME BACK SKËNDER GEGA
 FK Kukësi njofton se Skënder Gega do të jetë trajneri i ri i skuadrës sonë për sezonin 2022-2023. Presidenca e klubit dhe trajneri kanë arritur marrëveshjen ditën e sotme dhe është vendosur që Gega të jetë në krye të stolit.
 Skënder Gega rikthehet në Kukës pas një sezoni e gjysmë, duke qenë se në sezonin 2020-2021 drejtoi ekipin në Ligën e Europës dhe në kampionat, duke u larguar pas javës së 11 për shkak të gjendjes shëndetësore.
Prezantimi i trajnerit Gega do të bëhet ditën e hënë në ambientet e zyrave të klubit në stadiumin “KUKËS ARENA”. Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje trajnerit Gega dhe suksese në krye të stolit tonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu