Tragjedia e mbytjes së anijes në Kios, 4 të vdekur

0

Epilogu i mbytjes së anijes në Kios, në zonën detare të Nenitës, është tragjik, pasi sipas informacionit të dhënë nga Notis Mitarakis, katër persona kanë humbur jetën, mes tyre dy fëmijë, 4 dhe 10 vjeç.

Sipas vlerësimeve, dy trupat e tjerë janë gra, të moshës 35 deri në 40 vjeç. Në të njëjtën kohë, një person është ende i zhdukur dhe po vazhdojnë kërkimet me anije dhe ajrore për gjetjen e tij, ndërsa 22 janë shpëtuar (14 burra, 7 gra dhe një fëmijë). Raportohet se anija është fundosur teksa emigrantët po tentonin të kalonin ngushticën Kios-Çesme dhe të zbrisnin në brigjet e ishullit.

“Në varkë ishin 27 emigrantë – 22 u shpëtuan, një tjetër u shpall i humbur, ky është realiteti i shfrytëzimit të emigrantëve nga bandat kriminale në Egje, autoritetet turke duhet t’i ndalojnë”, tha Notis Mitarakis.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu