Drejtori i kadastrës në qytetin e Elbasanit – i jep përgjigje qytetarëve rreth problematikave të pronësisë

0

Ditën e sotme në studion e InfowebTv, ka qenë i ftuar drejtori i kadastrës së qytetit të Elbasanit, Mariglen Disha. Ai dha një intervistë rreth problematikave që kanë qytetarët me proceset legalizimit, pronësisë, etj.

Sa aplikime ka gjatë këtyre viteve për leje legalizimi?

Drejtori i kadastrës: Në qarkun e Elbasanit kemi rreth 39 mijë aplikime dhe janë bërë rreth 600-700 leje legalizimi.
Dhe sot që flasim kemi mbaruar 50% të  aplikimeve.
Ne kemi pasur një numër të madh aplikimesh,  kemi shumë dosje që kanë ndërtuar banesa në fshatra, çfarë janë ndërtime që janë ndërtuar mbas 2015, kanë përfituar leje legalizimi.

Si duhet të veprojë një qytetar për të përfituar leje legalizimi nëse ka ndërtuar një banesë?

Nëse është në funksion banimi, nëse është ndërtuar para majit të vitit 2020′ mund të jetë i legalizueshëm.
Nuk mund të legalizohen objekte të tjera në një ambient ku mund të jetë e legalizuar nga Bashkia si kala, park lojrash për femijët etj.

 

Po nëse një qytetar dëshiron t’ia kalojë pronën  dikujt tjetër, si veprohet në këtë rast?

Një objekt që është në proces legalizimi, duhet të shkojë pranë noterit me certifikatën familjare, të japin firmën secili dhe në ndryshim të dhënave mund të ndryshojë pronësi mes dy palëve.

Për më shumën, na ndiqni në edicionin e lajmeve në orën 19:30 në InfowebTv!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu