Tragjedia në Bullgari, dëshmitari: Xhamin e theva me çekiç, tërhoqa të fejuarën

0

–Një nga të mbijetuarit e tragjedisë që tronditi Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut ditën e sotme, ka treguar eksperiencën e tij. Gjatë një intervistë për Alsat, Lulzim Sulejmani është shprehur se ishte i vetmi që ishte zgjuar në momentin që ndodhi aksidenti. Sulejmani tha se me çekiç ka thyer xhamin dhe më pas tërhoqi nga krahu të fejuarën e tij.

“Unë jam Lulzim Sulejmani nga Presheva dhe rasti ka ndodhur nga ora dy e natës. Kam qenë i vetmi person që nuk kam fjetur dhe rastin e pash sa ndodhi. Une isha në pjesën e majtë nga koridori i autobuzit dhe nuk kisha mundësi që të ngrihesha. Kur pash përplasjen dhe u përhap flaka, të fejuarën e tërhoqa nga krahët. Mora çekiçin dhe theva xhami që dolëm. Pas meje dolën dhe tre persona të tjerë. Jemi larguar 150 metra,” tha dëshmitari.

Mëngjesin e sotëm 46 persona, shumica prej të cilëve turistë nga Maqedonia e Veriut, humbën jetën pasi një autobus u përplas dhe u përfshi nga flakët në një autostradë në Bullgarinë perëndimore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu