Tragjedia në Itali, 80 viktima ishin nga Afganistani

0

Ministria e Jashtme e udhëhequr nga talibanët afganë tha se 80 shtetas afganë, përfshirë fëmijë, kanë vdekur gjatë fundosjes së anijes në jug të Italisë më 26 shkurt.

Ekipet e kërkim-shpëtimit deri më tani kanë konfirmuar se 64 persona kanë vdekur pas fundosjes së një anijeje në afërsi të Steccato di Cutro, një resort bregdetar në Itali. 80persona janë shpëtuar dhe besohet se shumë të tjerë janë të zhdukur.

“Me pikëllim të thellë, ne kemi mësuar…. se 80 refugjatë afganë, përfshirë gra dhe fëmijë, që po udhëtonin nga Turqia në Itali me një anije prej druri, u mbytën në detin jugor të Italisë”, tha përmes një deklarate Ministria e Jashtme afgane.

“Emirati Islamik i Afganistanit lutet për martirët dhe për durimin për familjarët e viktimave. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin udhëtimin në shtetet e huaja përmes migrimit të parregullt”, u shtua në deklaratë.

Anija që u fundos ishte nisur drejt Italisë nga Izmiri në perëndim të Turqisë.

Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara ka thënë se pothuajse gjysma e refugjatëve që arritën përmes detit nga Turqia në Itali vitin e kaluar ishin afganë./REL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu