Një trup i pajetë është nxjerrë nga ajo çka ka mbetur nga djegia e një banese në Berat.
Personi është akoma i paidentifikuar por burimet shpjgojnë se banorë në këtë banesë janë Jani Vangjeli 61 vjec, djali I tij Mateo Vangjeli 36 vjeç. Ndërkohë mësohte se me ta ka qenë edhe një shok i djalit. Asgje nuk eshte e konfirmuar deri tani,vetem një trup i djegur është gjetur.
Zjarri shkrumboi tri banesa në Berat, gjatë natës së kaluar.
Ndërkohë, policia dhe zjarrfikësit vijojne kërkimet brenda banesave të djegura, ku deri më tani nuk është gjetur asnjë trup i pajetë.
Ja njoftimi i policisë:
Berat
Informacion paraprak
Gjatë natës në banesën e shtetasit J.V., ka rënë zjarrë, për pasojë zjarri është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur, të shtetasve R.S dhe P.N si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në banesën e shtetasit M.H.
Pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikës zjarri është vënë nën kontroll.
Grupi hetimor është në vendgjarje ku po bënë kqyrjen e vendit të ngjarjes, nëse ka jetë njerëzish të humbura dhe për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.