TRAGJIKE! 13-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur nga e motra në Itali

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhru në Itali, teksa një 13-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në dhomën e tij të gjumit.

Ngjarja ka ndodhur në Traversetolo, një provincë e Parmës, teksa sipas mediave vendase, ka qenë motra e tij 17-vjeçare që e ka gjetur në shtrat pa shenja jete në orën 8 të mëngjesit të sotëm. Familja thirri menjëherë ndihmë por nuk mund të bëhej asgjë për 13 vjeçarin, i cili kishte vdekur.

Nuk dihet ende se cili ishte shkaku i vdekjes, teksa trupi pritet t’i nënshtrohet autopsisë për të zbuluar më shumë. Policia po ashtu, ka nisur hetimet për zbardhjen e pltoë të rrethanave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu