Tragjike/ 25-vjeçari shqiptar bie nga çatia dhe vdes, po arratisej nga shtëpia e barit

0

Një 25-vjeçar shqiptar, humbi jetën ditën e djeshme, pasi u përpoq t’i shpëtonte policisë, që zbuloi fermën e kanabisit, të cilën e ruante me disa persona të tjerë. Shqiptari u rrëzua nga çatia, në përpjekje për t’u arratisur.

Ngjarja ka ndodhur ne 00:30 të mëngjesit në komunën e Alaquàs, Valencia. Mediat spanjolle raportojnë se Policia Kombëtare ka kërkuar shërbim mjekësor emergjent përmes Qendrës së Informacionit dhe Koordinimit të Emergjencave, e cila dërgoi një ekip në vendngjarje, por ishte shumë vonë.

7 personat e tjerë që ishin me shqiptarin u arrestuan dhe ishin të gjithë nga Shqipëria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu