Tragjike/ Mjeti bie në kanal, humbin jetën dy të rinj

0

Dy viktima janë shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm si pasojë e një aksidenti pranë Laçit, kanë konfirmuar burimet

Sipas burimeve, mjeti në të cilin udhëtonin të rinjtë ka dalë nga rruga në aksin autostradës Fushë Milot- Thumanë, duke shkaktuar edhe humbjen e jetës së dy personave që udhëtonin në autoveturë.

Gjithsesi, mjeti po udhëtonte në drejtim të Fushë-Krujës në kohën kur humbi kontrollin dhe përfundoi në kanal.

Ndërkohë, zjarrfikësit e Laçit i kanë nxjerrë nga uji dy trupat e pajetë, të cilët janë dërguar në morg ndërsa ende mjeti ndodhet ne kanal.

Shërbimet e Policisë së Shtetit kanë shkuar në vendngjarje për identifikimin e dy viktimave dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu