Çmenduria kolektive në Lezhë/ 31-vjeçari u tregoi shokëve videon me vajzën, policia gjen mesazhet

0

Një histori e nisur si raport dashuror mes një vajze 15-vjeçare dhe 31-vjeçarin Artan Kaçorri ka marrë përmasa tronditëse në Mirditë. Burime bëjnë me dije se 31-vjeçari i ka treguar nipit të tij 17-vjeçar me iniciale A.Gj. dhe tre shokëve të tij, Albert Molla, 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç një video intime me të miturën.

Në sajë të kësaj video për të paktën katër muaj me radhë ata e kanë shantazhuar vajzën duke i shkruar në rrjetet sociale, duke e detyruar kështu të kryejë marrëdhënie seksuale me ta.

Kanë qenë prindërit e saj që kanë vënë re sjellje të çuditshme dhe lëvizje të dyshuara nga ana e saj.

Ata kanë mësuar nga vajza e tyre detajet tronditëse dhe një ditë më parë kanë paraqitur denoncim në polici. Pas hetimeve, uniformat blu kanë gjetur në celularët e 5 të arrestuarve, mesazhe që provojnë komunikimet që kanë pasur me të miturën.

Të gjithë të arrestuarit janë shokë dhe banorë të një lagje, ndërsa sipas dyshimeve paraprake bazuar edhe në deklarimet e vajzës historia tronditëse ka nisur prej muajit Janar e deri në fund të Prillit. Arrestimi i katër abuzuesve është bërë një ditë më parë pas administrimit të provave që ngrenë dyshime për përfshirjen e tyre në këtë ngjarje të rëndë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu