Une e kam qëlluar shefin e policisë Mentor Hasanaj por… Dëshmia e 19-vjeçarit në polici

0

Dëshmia e Ilirjan Hasanajt në Polici:

Une e kam qelluar shtetasin Mentor Hasanaj por e kam bere pa paramendim. Nuk kam qene i parapergatitur per nje gje te tille.

Thjeshte e kam pare duke kaluar ne rruge dhe i jam vene mbrapa.

Armen e kam patur me vete sepse ka pasur disa kohe qe e kisha dhe nuk eshte se e kam marre ate dite.

I jam vene mbrapa dhe e kam qelluar por ne ato momente kam qene disi nen ndikimin e alkoolit.
Thjeshte e kam pare rastesisht teksa kalonte me makine dhe e kam ndjekur ne ate moment.
Arsyeja e plagosjes lidhet me nje problem pronesie tonen.

Eshte nje konflikt i vjeter pronesie mes nesh dhe une kete histori e kam degjuar nga babai dhe kur e kam pare ne ate moment duke qene edhe i alkoolizuar e kam ndjekur dhe e kam qelluar por nuk kam pasur nje plan te pergatitur.

Duke qene drejtor me erdhi ne mendje se mund te na pengonte tek pronesia por çdo gje ka qene ne ate moment.

Ndersa kusheriri im nuk ka patur asnje ide se çfare kam bere une por thjeshte e kam thirrur duke i thene qe te me merrte sepse kisha nevoje por pa i treguar arsyen.

Ai nuk ka qene aspak ne dijeni te plagosjes. Une jam penduar maksimalisht per çfare kam bere dhe per kete fakt edhe jam vetedorezuar ne polici.

Fillimisht kam qene i tronditur dhe kisha frike por tani e kam kuptuar dhe jam shume shume i penduar ndaj kam ardhur qe ta pranoj çfare kam bere”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu