Tragjike në Shkodër/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 38-vjeçari

0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të dielë në qytetin e Shkodrës, në lagjen “Salo Halili”.

Një 38-vjeçar punonjës i një kompanie interneti ka ndërruar jetë pasi ishte duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti, kur ra në kontakt me rrymën elektrike.