TRAGJIKE/ Po kryenin punime në sistemin e kanalizimeve, vdesin 5 punëtorë, ishin pa maska

0

Pesë punëtorë kanë gjetur vdekjen nga gazi toksik që dyshohet se ka qarkulluar në sistemin e kanalizimeve ku ishin duke punuar në Casteldaçia të Palermos në Itali.

Grupi prej 6 personash mbetën të bllokuar në tunelet e strukturës nëntokësore teksa po punonin për mirëmbajtjen e impiantit të ngritjes së ujërave të zeza, në breg të detit.

Bëhet fjalë për  71-vjeçarin Epifanio Assazia, i cili duhet të jetë bashkëpronar i kompanisë “Quadrifoglio”, Giuseppe Miraglia, Roberto Raneri, Ignazio Giordano dhe Giuseppe La Barbera. Mësohet se ata nuk kishin vendosur maska.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu