Transportonte 26 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga i riu në Gjirokastër

0

DVP Gjirokastër

Vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt fitimit.
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “ROAD GUARD 24”. Transportonte 26 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 24-vjeçari.

Sekuestrohen 1 automjet, 2 aparate celulare dhe një shumë parash. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Road Guard 24”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi L. A., 24 vjeç, banues në Shkodër.

Gjatë operacionit, në aksin nacional Tepelenë-Memaliaj, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin L. A., duke transportuar me një automjet tip furgon, 26 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 2 aparate celulare dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu