14 muaj nga vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, prokuroria rindërton skenën e krimit

0

14 muaj nga vrasja që tronditi Elbasanin në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit të 2021-shit, prokuroria është rikthyer sërish në vendin e krimit, ku si pasojë e përplasjes me armë për qëllime politike mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Burime bëjnë me dije se prokuroria ka rindërtuar skenën e krimit, me qëllim që të ndërtohet një panoramë e qartë të asaj që ndodhi vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve.

Për ngjarjen mbetet në burg si autor i dyshuar ish-efektivi i RENEA-s, shoqëruesi i Gazment Bardhit, Arbën Paplekaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu