Një 30-vjeçar është arrestuar në Peqin. Policia i kishte bërë shenjë të ndalonte automjetin me të cilin shpërndante kokainë dhe kanabis, por u largua me shpejtësi, duke iu rrezikuar jetën efektivëve.
Po ashtu është proceduar penalisht babai i tij.
Në banesën e këtyre shtetasve janë gjetur 630 gramë kanabis, një sasi Kokaine, 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta (thika), 1 armë sportive, 55 fishekë, sasi baruti me të cilin mbusheshin fishekët, 1 palë dylbi dhe 1 dedektor metal-kërkues.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.