Transportonte shtetas të huaj, arrestohet 47-vjeçari në Morinë

0

Një 47-vjeçar është arrestuar në aksin rrugor Kukës-Morinë pasi është kapur me automjetin taksi tip “Benz”, duke transportuar shtetas të huaj.

Shtetasi A. H., po transportonte shtetasit e huaj që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, të drejtim të Kosovës,  kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan  automjeti tip “Benz” , 200 euro si dhe një telefon.

Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Morina”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e “dhënies ndihmë shtetasve për kalim të paligjshëm të kufirit”. Operacioni u zhvillua nga DVP Kukës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës dhe DVKM Kukes.

Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu