Aksidentoi makinën dhe braktisi pasagjerin e vdekur, arrestohet 32-vjeçari

0

Policia e Tiranës ka arrestuar 32-vjeçarin që shkaktoi aksidentin me vdekje dy netë më parë në zonën e Mulletit. Si pasojë e përplasjes së makinës që ai drejtonte me murin anës rrugës, humbi jetën pasagjeri në makinë.

32-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka qenë i dënuar më herët për veprën penale  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e ndodhur në Mullet, me datë 30.07.2021, me pasojë humbjen e jetës së pasagjerit O. S., nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit“, i shtetasit L. R., 32 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu