Trazira pas ndeshjes Elbasani -Tirana

0
Screenshot

 

Elbasani mbrëmjen e kësaj të hëne mposhti në stadiumin “Elbasan Arena ” ekipin e Tiranës , me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Superiores. Në këtë sfidë ra në sy numri i lartë i tifozëve vendas në “Elbasan Arena”.
Koret ofenduese të tyre nuk kanë munguar gjatë ndeshjes dhe të dyja tifozëritë njihen për rivalitetin që kanë ndër vite.Pasi gjithçka ishte mbyllur, nuk munguan trazirat me tifozët verdheblu që po ofendoheshin në distancë me bardheblutë. Policia ishte e pranishme me forca të shumta, për të shmangur përplasjen fizike të cilat u tentuan disa herë edhe gjatë ndeshjes.