Tregon 31-vjeçari që u plagos me armë zjarri: Isha duke ecur, më erdhi nga pas

0

 

Ditën e djeshme rreth orës 23:05, në Tiranë janë regjistruar të shtëna me armë.

Burime bëjnë me dije se Leo Hera 31-vjeç, është plagosur me armë zjarri në këmbë, nga një person ende i i paidentifikuar.

Gjithashtu mësohet se 31-vjeçari është nga Laçi dhe nuk ka precedent penal. Hera, pasi ka ndodhur ngjarja ka shkuar në spital, ku edhe ka njoftuar uniformat blu.

Leo Hera ka treguar se në momentin që është plagosur, ishte duke ecur në rrugë dhe se nuk e ka parë se kush e ka plagosur pasi është qëlluar nga pas.

I plagosuri ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa policia njofton se grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 02.11.2020, rreth orës 23:05, është njoftuar Salla Operative se në spital është paraqitur shtetasi L.H., 31 vjeç, i dëmtuar në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

31-vjeçari ka kallzuar se në rrugën “Don Bosko”, është plagosur me armë zjarri në këmbë nga një person ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu