Shtohet numri i të vdekurve në Turqi/ 102 të vdekur dhe 1 026 të plagosur

0

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se është rritur në 102 numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti në Izmir.
Në një deklaratë thuhet se tërmeti 6.6 ballë është ndjekur më vonë nga 1.475 lëkundje të tjera, 44 prej të cilave me fuqi më të madhe se 4 ballë.
Në tërmet humbën jetën 102 persona. Nga 1 026 qytetarë të plagosur, janë liruar nga spitali pas trajtimit 883 persona ndërkohë vazhdojnë të marrin trajtim ende 143 prej tyre.
Gjithashtu punimet e kërkim-shpëtimit në Izmir nga 17 ndërtesa kanë përfunduar në 12 prej tyre dhe vazhdojnë ende në 5 ndërtesa.
Kujtojmë se të premten, një tërmet 6.6 ballësh goditi Izmirin, qytetin e tretë më të madh të Turqisë me rreth 4.37 milionë banorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu