Tritol për herë të dytë në banesë/ Flet kryefamiljari

0

Detaje të reja mësohen nga shpërthimi që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Fushë-Krujë. Shpërthimi me lëndë plasëse ndodhi në oborrin e banesës së 48-vjeçarit Arben Pllumbit në fshatin Halilaj mbrëmjen e së martës.

Për pasojë pati vetëm dëme materiale pasi në banesë nuk banon njeri. Pllumbi  bashkë me vajzën 22-vjeçare dhe djalin 18-vjeçar, prej disa kohësh jetojnë në shtëpinë e vëllait në Krujë pasi ka nënën e sëmurë.

Kjo është e dyta herë që ndodh një shpërthim me eksploziv në këtë banesë. Më dy tetor të vitit që shkoi u vendos lëndë eksplozive në banesën në Halilaj, dhe pas dy javësh në shtëpinë e vëllait në Krujë ku pati vetëm dëme materiale.

Arbeni, jashtë kamerës tregon se dyshojnë që shkak mund të jetë një miqësi e prishur më shumë se dy vite më parë, ndërsa shton se nuk ka konflikte me askënd tjetër. Ndërkohë, policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu