Tritoli lokalit të marrë me qira në Radhimë

0

VLORË- Shpërthim me tritol brenda një lokali në Radhimë! Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit në lokalin ‘Odeon 2’. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, mirëpo raportohet se dëmi është kolosal pasi edhe sasia e tritolit e vendosur ishte e madhe.

Pronarët e lokalit janë nga Elbasani ndërsa dyshohet se biznesin e kishin marrë me qira. Nuk dihet nëse ata kanë pasur konflikte me persona në të shkuarën.

Grupi hetimor ka nisur punën për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu