VLORË- Bar restoranti “ The boss” ku u vendos sasia e lëndës plasëse (tritol) ka qenë në pronësi të Bledar Birçaj, i cili është ekzekutuar në 10 maj të vitit 2021 në makinën e tij në lagjen “Hajro Çakërri” me breshëri plumbash.
Ndërkohë që lokali ka qenë me qira dhe është marrë sërish nga pronarët ( vëllezërit e Bledarit ), të cilët kanë pak kohë që e kanë vënë në punë. Lokali është në emër të nënës.
Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.