Rovja është zbardhur sot nga bora e parë e këtij dimri, duke shndërruar fshatin malor në një perlë të vërtetë natyrore. Vetëm dy orë larg qytetit të Gramshit, peizazhet e bardha ofrojnë qetësi dhe pamje që të lënë pa fjalë.
Megjithëse rruga e vështirë e ka lënë shpesh në harresë, Rovja mbetet një destinacion i rrallë për ata që duan të përjetojnë magjinë e dimrit dhe natyrën e paprekur.

Pamjet e sotme tregojnë një fshat të zbardhur, të bekuar nga natyra dhe gati të mirëpresë vizitorët që kërkojnë qetësi, ajër të pastër dhe bukuri të pakrahasueshme malore.
Rovja të pret ta zbulosh , aty ku dimri nis të shkruajë historinë e tij të bardhë.





