Trondit Manastirliu: Tre prej pacientëve të intubuar te Spitali Infektiv, mosha të reja

0

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zbuluar nga foltorja e Kuvendit moshën e tre prej pacientëve të intubuar në spitalin Infektiv.

Manastirliu tha se tre nga 6 të intubuarit janë të moshave mjaft të reja, konkretisht 45-46 dhe 49-vjeç.

“Ka një moment dhe unë e them që nuk jemi vonë për të reflektuar. Kjo duhet të jetë një përpjekje e përbashkët e ndryshimit të sjelljes për të jetuar në një normalitet të ri.

Qeveria shqiptare po punon për kushtet e spitaleve. Ka ende mes nesh që thonë se Covid-19 nuk ekziston. Tre prej personave të intubuar janë të moshave të reja 45-46-49-vjeç.

Shumë pak bëjmë për shëndetin e popullatës. Nuk kemi sistem shëndetësor të investuar me dhjetëra vite sa për të përballuar një fluks shumë të madh. Këto janë armët e këtij virusi”, tha Manastirliu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu