Tronditen financat e vendit, Ministrja i kërkon shkollave kthimin e fondeve të lira, i lë para vetëm për dy paga mësuesish

0

Nuk dihet nëse ka lidhje me krizën e fundit që ka kapluar vendin pas rritjes së çmimeve, por financat e shtetit shqiptarë janë në situatë të vështirë.

Këtë e ka treguar vetë Ministria e Financave, me email-in e fundit që ka nisur për të gjithë shkollat e vendit, të cilave i kërkon që të rikthejnë fondet e lira dhe të mbajnë vetëm për dy pagat e radhës për mësuesit.

“Ministria e Financave u kërkon të gjithë institucioneve të arsimit, kthimin pas të të gjithë fondeve të lira (të pagave) . Duke u lënë shkollave vetëm pagesat e mësuesve për muajt tetor dhe nëntor. Pjesa tjetër duhet tu kthehet pas Ministrisë”, thuhet në një denoncim të mbërritur në Fax News.

Sipas ministrisë kjo po bëhet për “disa shërbime prioritare të qeverisë”. Njoftimi me email u ka shkuar të gjitha shkollave duke i pyetur se sa lekë kanë gjendje. Ministria kërkon përgjigje urgjente sot.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu