Është përsëritur historia! Boksieri maroken, i cili merr pjesë në Lojërat Olimpike, është përpjekur të kafshjë sot veshin e boksierit nga Zelanda e Re. Ngjarja ka ndodhur gjatë dyluftimit që ata kishin, për garën në peshat e rënda. Ky veprim i ka kujtuar të gjithëve, kafshimin e boksierit të njohur Mike Tyson, në një përballje në vitin 1997.
Arbitri nuk e pa këtë veprim dhe Youness Baalla nuk u pezullua, megjithatë, e humbi ndeshjen, pasi boksieri nga Zelanda David Nyika, u shfaq shumë i vendosur për të fituar.