Tronditëse! 4-vjeçari përdhunohet nga i ati. Gjyshja e puthte në organin gjenital

0

Një djalë 4-vjeçar në Greqi ka përjetuar momente tmerri nga babai i tij, i cili dyshohet se e ka përdhunuar vazhdimisht dhe madje ka filmuar torturimin e të miturit.

Sipas mediave vendase kjo ngjarje bëhet akoma dhe më e tmerrshme pasi i mituri është prdhunuar nga i ati edhe në sytë e gjyshes së tij.

“Dua që të shihet e vërteta, të dalë më në fund në dritë për këta përbindësha që po përpiqen në çdo mënyrë të fshehin fytyrat e tyre”, tha nëna e 4 vjeçarit.

“Kam dhënë bashkëkujdestarinë dhe përmes bashkëkujdestarisë mësova të gjitha gjërat që abuzonin me fëmijën. Gjithçka që fëmija im i rrëfen këto tmerre. E kam rritur me aq edukatë, dashuri, përkushtim”, shtoi ajo.

Nëna e të miturit thaa se 4 vjeçari po “ulërinte” gjatë eksperizës mjeko-ligjore.

Rasti doli në dritë pas denoncimit të nënës së tij, e cila kuptoi se fëmija kishte shenja në të gjithë trupin dhe filloi të shprehte një sjellje seksuale të pazakontë për moshën e tij.

Mediat e huaja kanë publikuar dëshminë e nënës, e cila ka pikasur shenjat e para kur djali iu kthye nga shtëpia e ish-bashkëshortit: Kur e mora fëmijën shkuam së bashku në supermarket dhe aty në një moment kur fëmija hoqi kapelën e pashë që ishte goditur në ballë nga ana e majtë. Më pas i thashë të ngrinte këmishën dhe zbulova se edhe ai ishte goditur në sternum. Pastaj kur shkuam në shtëpi dhe e lava, pashë që ishte rrahur në këmbë dhe në duar.

Më pas, 38-vjeçarja tregon se si ka marrë vesh që fëmija i saj është abuzuar seksualisht dhe kush është autori i abuzimit: Më bëri përshtypje të veçantë që fëmija nuk kishte oreks dhe ishte vazhdimisht i trishtuar dhe nuk fliste fare. Kohët e fundit fëmija ka humbur katër deri në pesë kilogramë. Fëmija im për herë të parë filloi të qante në gjumë dhe të zgjohej. Më 6 korrik pashë fëmijën të shtrirë lakuriq në krevat dhe duke luajtur me organin e tij gjenitar. Pastaj e pyeta se çfarë po bënte dhe ai më tha që edhe i ati bënte të njëjtën gjë, madje ia vendoste dhe në të pasme. Ndërsa më shtoi se e gjyshja ecte gjithmonë lakuriq nëpër shtëpi.

Në dëshminë e saj, 38-vjeçarja flet edhe për rolin e gjyshes, e cila sipas përshkrimeve të të miturit, sillej vazhdimisht lakuriq nëpër shtëpi, duke e goditur dhe puthur në organet gjenitale.

“Babi më mbylli gojën me shirit dhe më lidhi këmbët…Më merrte në kamera dhe më tregonte në televizor,”-ka treguar i mituri.

Ndërkohë i ati i të miturit i ka hedhur poshtë këto akuza duke thënë se janë gënjeshtra nga ish-bashkëshortja që t’ja marrë kujdestarinë e fëmijës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu