U lirua nga paraburgimi, Fero “bëhet i gjallë” në rrjetet sociale!

0

Vetëm disa ditë më parë Feronit Shabani i njohur si Fero, u dënua nga Gjykata e Gjilanit me 30 ditë paraburgim, për shkeljen “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, pasi shtiu me armë në një lagje të Gjilanit.

Akoma pa u plotësuar koha e dënimit Fero ndodhet jashtë qelisë. Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi me anë të disa “story-ve” në Instagram.

Ai është shfaqur me zë dhe figurë, madje ka treguar edhe disa dokumente ku duket se ka marrë vizën angleze. “Kosova ime e dashur do të më mungoni për disa kohë,”-shkruan Fero.

Mesa duket reperi pas daljes së tij nga paraburgimi do të qëndrojë një kohë në Britaninë e Madhe, por a për punë apo jo këtë nuk dimë ta specifikojmë akoma.

Në paraqitjen e tij në rrjetët sociale, Fero ka përshëndetur edhe avokatin e tij.

Kujtojmë që ky nuk ishte rasti i parë që Feronit Shabani arrestohej në pak kohë. Reperi në gusht të vitit që sapo lamë pas vuajti dënimin me paraburgim.

Atë kohë Fero ishte arrestuar për shkak se u filmua duke sulmuar një person në makinën e tij.

Asokohe avokati i reperit shtoi se personi në makinë kishte vendosur një këngë të Unikkatilit, ku në të shahej dhe ofendohet rëndë Fero.

“Personi brenda veturës ka qenë duke lëshuar një këngë të Unikkatilit, në të cilën reperi Fero shahet dhe ofendohet rëndë dhe mu përmes së saj, ai e ka provokuar Feron, ku ky i fundit nuk e ka duruar presionin dhe ka nisur konfliktin në afekt. Personat që i ka sulmuar as ky nuk i njeh, pasi rasti ka ndodhur pa paramendim, pra nuk ka të bëjë me ndonjë hasmëri”, nënvizoi avokati Halimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu