Një histori e pabesueshme është bërë publike nga mediat në Rusi.
Bëhet fjalë për një nënë të re në moshë e cila tentoi të shiste foshnjen e saj për të blerë çizme.
Luiza Gadzhieva, 25-vjeç, nga Moska, u arrestua nga policia për tentativë shitjeje të fëmijës në tregun e zi për 3500 euro.
Nëna, e cila kishte edhe 3 fëmijë të tjerë, u kap në flagrancë kur efektivët e policisë u shtirën si blerës të mundshëm.