Tronditëse! Media iraniane sugjeron bombardimin e kampit të MEK në Manëz me DRONË dhe RAKETA balistike

0

Një gazetë elektronike iraniane e lidhur me Gardën Revolucionare sugjeron sulmimin e kampit të muxhahedinëve në Manëz të Durrësit duke përdorur raketa balistike dhe dronë.

Në artikullin e Fars News përshkruhet historia, sipas tyre, terroriste e muxhahedinëve, dhe thuhet se një sulm i tillë do të ishte i justifikuar pasi Irani ka të drejtë të vetëmbrohet dhe të sigurojë paqen në botë.

“Aftësitë e dronëve sulmues dhe raketave balistike të Iranit mund të përdoren për të goditur qendrën e [Mek] në Shqipëri pa asnjë pengesë ligjore”, thuhet në artikullin në fjalë, raporton newsbomb.al.

Artikulli shton se autoritetet në Teheran duhet të paralajmërojnë qeverinë në Tiranë për kryerjen e veprimeve ushtarake.

“Nëse qeveritë pritëse refuzojnë të dëbojnë dhe ekstradojnë hipokritët (një term i përdorur nga Teherani për muxhahedinët), ata duhet të kërcënohen me veprime reciproke…bazuar në doktrinën e Republikës Islamike për të luftuar kërcënimet e sigurisë në burimin e tyre”, thuhet në artikull.

Artikulli shoqërohet edhe me një fotografi ilustruese të kampit të muxhahedinëve në Manëz, ndërsa në qiell duken disa raketa që bien në drejtim të tij.

“(Përdorimi) i dronëve sulmues dhe raketave balistike të Iranit për të sulmuar selinë e MEK-ut në Shqipëri nuk përballet me pengesa ligjore dhe Teherani duhet të vendosë në rendin e ditës sulmet ushtarake pasi të kenë paralajmëruar qeverinë shqiptare”, shkruan agjencia e lajmeve Fars .

Pak ditë më parë u njoftua anulimi i mbajtjes së eventit të muxhahedinëve në Tiranë, për shkak të rreziqeve nga një sulm terrorist i planifikuar kundër tyre.

Artikulli i Fars News . Ir

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu