Tronditëse! Ndërron jetë në kopësht fëmija 3 vjeç

0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Fier, ku një fëmijë 3-vjeçar është dërguar pa shenje jete në spital.

Mësohet se i mituri ka qenë në kopësht, dhe dyshohet se është mbytur.

Kanë qenë edukatoret ato që kanë dërguar të miturin në spital, por mjekët nuk kanë pasur mundësi të bëjnë asgjë për të voglin.

“Në orën 13:00, në një kopësht privat në qytetin e Fierit, ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së fëmijës”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu