Inagurohen ambientet e reja të policisë Belsh/ Arif Tafani kërkon shtim në organikë

0

U inaguruan këtë të enjte ambientet e rikonstrukturuara të Stacionit të Policisë Belsh. Investimi me vlerë 41 mijë euro u mundësua nga qeveria suedeze e cila është presente ne qytetin liqenor prej vitesh pasi ka impementuar edhe projekte të tjera. Ambjentet e reja do ti japin një impuls pozitiv punonjësve të policisë të cilët janë gjithnjë në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë. Të paktën kështu pohuan drejtuesi i policisë së qarkut Elbasan Ardian Cipa dhe zv drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Albert Dervishaj.

Albert dervishaj- zv Drejtori i Përgjithshëm i Policise së shtetit.
Teksa u shpreh falenderues për investimin, kryebashkiaku Arif Tafani kërkoi nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit të shtoj organikën e punonjësve në Belsh, për vetë numrin e lartë të turistëve që vendosin ta vizitojnë qytetin liqenor.

zv. Ambasadorja Suedeze konfirmoi se qeveria Suedeze do të vijojë të mbështesë Belshin me projekte që sjellin zhvillim dhe siguri.
Bashkia e Belshit konsiderohet një zonë e qetë pasi ngjarjet që cënojnë jetën e qytetarëve kanë qënë sporadike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu