Tronditet Greqia. Tre persona me kapuç grabisin familjen dhe mbysin në sy të fëmijës nënën 20-vjeçare

0

Një krim i rëndë ka tronditur sot Greqinë, ku persona të maskuar kanë grabitur një familje duke vrare një 20-vjeçare në sy të foshnjës.

Mediat greke raportojnë se viktima ishte studente britanik në Universitetin e Pireut në Greqi, ndërsa bashkëshorti i saj ishte pilot helikopterësh.

32-vjeçari Charalambos Anagnostopoulos ishte në dhomën e gjumit, kur në banesë u futën tre persona të maskuar, të cilët e kanë lidhur të riun.

Ndërsa gruaja e tij, 20-vjeçarja ishte në papafingon e banesës dykatëshe, së bashku me vajzën 11-muajshe. Tre agresorët torturuan gruan duke i kërkuar të tregonte se ku i fshihte paratë. Rezistenca e saj ka bërë që ata ti marrin jetën duke e mbytur.

Ende nuk dihet nëse ajo është abuzuar seksualisht, ndërsa dyshohet se e reja të jetë mbytur duke përdorur jastëkun. Autorët para se të hynin në banesë vranë qenin që të mos lehë dhe e varën atë në kangjellat e shtëpisë.

DESHMIA E BASHKËSHORTIT

Në gjendje shoku , burri 32-vjeçar telefonon policinë duke i thënë: “Grabitësit vranë gruan time”. Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, Charalambos Anagnostopoulos u përshkroi me detaje oficerëve të policisë të gjithë skenën e terrorit. “Unë pashë tre burra me kapuç. Njëri ishte i gjatë. Ata bërtisnin dhe kërcënonin greqisht. Ata më lidhën në një karrige dhe pastaj vazhduan me gruan time,” përshkroi piloti. Grabitësit morën 15,000 euro dhe bizhuteritë, dhe u zhdukën pa lënë asnjë gjurmë.

Hetimet

Autorët dyshohet se kanë qëndruar në vendin e ngjarjes për një kohë të gjatë dhe grupi hetimor beson se ata kanë lënë shenjat e gishtave ose ADN. Në të njëjtën kohë janë marrë në pyetje edhe fqinjët. Nga hetimet e para mendohet se autorët e kishin planifikuar më parë grabitjen në këtë banesë. infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu