Trump nën hetim për spiunazh: zbardhet urdhri i kontrollit i FBI-së

0

SHBA- Mandati që lejoi agjentët e FBI-së të kontrollonin resortin në pronësi të ish presidentit të SHBA-së, Donald Trump është bërë publik nga një gjykatës federal në Florida. Vetëm pasi departamenti amerikani i drejtësisë bëri kërkesën e që të bëhej publik një urdhër kontrolli, pjesë e një hetimi penal, urdhri ka dalë në media.

BBC shkruan se agjentët federalë amerikanë gjetën dosje të fshehta dhe dokumente të tjera shumë të klasifikuara nga shtëpia e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Florida, sipas dokumenteve të gjykatës të publikuara të premten. Dokumentet e gjykatës zbuluan se agjentët e FBI-së gjetën 11 dosje dokumentesh të klasifikuara, duke përfshirë disa të shënuara si ‘top sekret’. Një dosje ishte e shënuar si “top secret/SCI” – niveli më i lartë i klasifikimit. Përmbajtja e atyre dokumenteve nuk u be e ditur. Agjentët sekuestruan rreth 20 kuti sendesh, si dhe sete fotografish, informacione për presidentin e Francës, dhënien e faljes ekzekutive për Roger Stone dhe një shënim të shkruar me dorë.

Sipas dokumenteve, Trump po hetohet për shkelje të mundshme të Aktit të Spiunazhit. Ndërsa ishte në pushtet, Trump rriti dënimet për shkeljen e këtyre ligjeve, duke i bërë shkeljet e dënueshme deri në pesë vjet burg.

Ligji federal në SHBA ndalon keqpërdorimin e materialeve të klasifikuar dhe përvetësimin apo mbajtjen e paautorizuar të dokumenteve ose materialeve të klasifikuara.

Të enjten, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së Merrick Garland tha se Departamenti i Drejtësisë i kishte kërkuar një gjykate të Floridës që të bënte publike dokumentet, duke përmendur “interesin e konsiderueshëm publik mbi këtë çështje”.

Që nga kontrolli i së hënës, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Garland dhe departamenti i tij janë përballur me një reagim të ashpër nga Partia Republikane, si dhe nga Trump dhe mbështetësit e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu