Trupi 30 metra larg vendit të aksidentit, por polia s’e gjeti gjithë natën, 21-vjeçari u pikas nga një fëmijë! Nënës i bie të fikët kur shikon të birin e vdekur

0

Një fëmijë ka gjetur trupin e pajetë të 21-vjeçarit Fabjol Iraliu, i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme në autostradën Rrogozhinë Lushnje në fshatin Konjat.

Dyshohet se për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën drejtonte mjetin humbi kontrollin dhe pasi u përplas me barrierat e hekurit makina përfundoi në oborrin e një banesë.

Trupi i të riut u gjet 30 metra larg vendit ku ndodhi aksidenti. Për të gjetur trupin në vendngjarje kishte shkuar dhe e ëma dhe babai i të riut.

Në momentin kur nëna ka gjetur të vdekur djalin u ndje keq dhe ra në tokë duke humbur ndjenjat për një moment.

Policia zhvilloi kontrolle gjithë natën por nuk arriti që ta gjente trupin e të riut, i cili ndodhej vetëm 30 metra larg makinës së shkatërruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu