Mori certifikatën e pronësisë, emocionohet vajza e Petro Markos: Atë dhomë do ta kthej në muze, kujtimi dhe shpirti tij do të jetë gjithmonë aty

0

HIMARË- Vajza e shkrimtarit të njohur Petro Marko, Arjanita Marko ishte në mesin e banorëve të Himarës që ju dorëzua sot certifikata e shtëpisë së trashëguar. Teksa mori në duar certifikatën e dhënë nga Kryeministri Edi Rama, Marko mori kohën e saj për të falenderuar këtë të fundit.

Ajo u shpreh se ndonëse babai i saj i ndjerë nuk do të ketë mundësinë të futet në shtëpi, kujtimi dhe shpirti i tij do të jetë gjithmonë aty. Gjithashtu Marko bëri me dije se shtëpinë do ta kthejë në një muze në nder të kujtimeve të të atit.

“Gjej rastin meqë është hera e parë që takohemi, jo t’ju them faleminderit, por t’ju them ju falemindereve që keni bërë për familjen time. Më keni kthyer shumë dinjitete, jo vetëm me këtë por me çdo gjë që keni bërë për familjen e Petro Markos. Jam shumë mirënjohëse që ju takoj dhe desha t’ju them që jam e lumtur që këtë e marr nga biri i dy prindërve të mrekullueshëm të tuajt, që prindërit e mi i donin i vlerësonin dhe i respektonin. Dua të them që babai im Petro Marko nuk do të mund të hyjë në shtëpinë e tij, por kujtimi i tij shpirti i tij do të jetë gjithmonë aty. Unë do mundohem që me ndihmën e Aleks Markos, atë dhomë ta kthej në një muze që të jetë gjithmonë prezent”, u shpreh Arjanita Marko.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu