Turistët e huaj po lundronin me kanoe në plazhin e Himarës, shpëtohen nga policia kufitare

0

Policia Kufitare ka shpëtuar dy shtetas te huaj në zonën e plazhit të Livadhit në Himarë.

Shtetasit me origjinë braziliane dhe gjermane rreth 30 vjeç kanë qene me kanoe, ndërkohë qe deti me dallgë ka bërë që dy të huajt të rrezikonin jetën.

Është njoftuar policia kufitare e Vlorës e cila ka shkuar në ndihmë te tyre duke i shpëtuar dhe nxjerrë në breg shëndoshë e mirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu