Turistët zbulojnë Belshin! Pas detit, fqinjët nga përtej Adriatikut i “sulen” liqeneve

0

Koncert festiv, aktivitete sportive, kamping në natyrë janë organizimet që synojnë promovimin e zonës së bukur të Dumresë.

“Unë kam qenë këtu për herë të parë  në vitin 2018 dhe e kam gjetur komplet ndryshe. Tani është shumë më i zhvilluar, shumë më e përqendruar tek turistët dhe sipas meje tashmë jeni gati për të pritur shumë turistë.
Në vitin 2018 këtu nuk kishte lokale, nuk kishte lodra fëmijësh, hotele restorante. Kur erdha sot thashë ku kam ardhur? Është shumë bukur, këto liqene të mrekullueshme dhe mikpritja juaj që është fenomenale. Bravo!
E ndërmorëm këtë udhëtim sepse shumë shqiptarë banojnë në Itali dhe është shumë mirë që ne të njohim edhe më mirë, kush kujdeset për mamatë tona, gjyshet tona, kush punon tokat tona, kush na jep për të ngrënë në restorante”, tha një turiste italiane.

“Për ne është hera e parë këtu. Kishim shumë që prisnim të vinim sepse e kishim parashikuar për të ardhur në 2020, por Covidi na bllokoi. Më kanë pëlqyer shumë liqenet, 86 liqene të japin atë ndjesinë e freskisë. Është shumë bukur. Pastaj ky qytet kaq i zhvilluar, kaq turistik. Nuk e prisja të ishte kështu pra kaq bukur dhe i gatshëm për të pritur turistë. Njoh shumë shqiptarë në Itali. Jeni popull shumë punëtor, punoni nga mëngjesi në darkë dhe mua më pëlqejnë njerëzit që punojnë”, tha një turiste tjetër italiane.


“Është hera ime e parë në Shqipëri. Më pëlqeu Durrësi, deti, pastaj vizituam Krujën, shumë e bukur edhe Kruja dhe tani jemi në Belsh liqenet janë fantastike”, tha një tjetër turiste.

Tashme që sezoni i plazhit shkon drejt fundit, bashkia e Belshit nis sezonin e saj turistik i cili sidomos në pranverë dhe vjeshtë mirëpret mijëra vizitorë.

Teksa të shumta janë zonat me potencial turistik të Dumresë, koncerti festiv dhe kampingu u organizuar pranë liqenit të Mariznës për të vijuar një ditë plot diell me sportet ujore në liqenin në qendër të qytetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu