Turisti humb kontrollin motorit në rrugët e Fierit, përfundon në spital

0

Një turist nga Hungaria është aksidentuar në një rrugë në qytetin e Fierit, pasi ka humbur kontrollin e motorit që drejtonte.

Për pasojë 64-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë

S., 64 vjeç, banues në Hungari, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar 64-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu